“Bota po merret me tragjedinë që e pret planetin, pleqtë e pafytyrë të LDK’së mburren si e rrëzuan Qeverinë!”

Loading...

Burrështetasit e botës merren me pandeminë dhe janë të brengosur për shëndetin e qytetarëve të vet, vetëm Presidenti i Kosovës dhe ‘profesorët’ e LDK-së kanë hallë tjetër – si një ditë e më parë ta shporrin Qeverinë e sotme të vendit të tyre?!

Dhe ke përshtypjen se atyre u pengon angazhimi kolosal i ministrave të kësaj qeverie në mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Burrështetasit e botës bëhen gati për tragjedinë ekonomike që e pret planetin pas kalimit të kësaj pandemie, vetëm Presidenti i Kosovës dhe pleqtë e pafytyrë të LDK-së mburren me atë si e kanë shpëtuar shqiptarinë nga ‘antiamerikanizmi’ i Kryetarit të VV-së?! Dhe ke përshtypjen se ata nuk e kanë hallin e popullit që do përballet me varfëri të skajshme, e as të ekonomisë kosovare që rrënohet, por me intrigat si ta marrin sa më shpejtë çelësin e arkës së shtetit!

Gjithë popujt e botës janë në duart e burrështetasve të brengosur për fatin kolektiv, vetëm kosovarët përballen me Presidentin e tyre të lumtur që ka rrëzuar Qeverinë e vendit si dhe, me gëzimin e ‘profesorëve’ të LDK-së të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’, të padurueshëm që sa më shpjete të vijnë në pushtet!

Çfarë monstruoziteti dhe me çfarë perversiteti politik përballen vëllezërit tanë kosovarë! E që e bënë të turpërohet mbarë shqiptarinë!”

Kim Mehmeti: Burrështetasit e botës të brengosur për fatin kolektiv, Presidenti i Kosovës i lumtur që ka rrëzuar…

Posted by Kim Mehmeti on Sunday, March 29, 2020

The post “Bota po merret me tragjedinë që e pret planetin, pleqtë e pafytyrë të LDK’së mburren si e rrëzuan Qeverinë!” appeared first on Korrespodenti.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *