Grenell kundërshton shkrimin e New York Times: Shkëmbimi i territoreve s’u diskutua asnjëherë para meje

US ambassador to Germany Richard Grenell awaits the arrival of US Secretary of State Mike Pompeo (not in frame) at Tegel airport in Berlin on May 31, 2019. - The US top diplomat is on a European tour that will take him to Germany, Switzerland, The Netherlands and Britain. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Richard Grenell i ka reaguar gazetarit të New York Times-it Patrick Kingsley për shkrimin e tij që flet për takimin e anuluar të Washingtonit dhe përfshirjen e SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë gabime në këtë shkrim. Dhe nuk është çudi…gazetari nuk foli asnjëherë me mua. Qasja jonë ka qenë gjithmonë që të fokusohemi në krijimin e vendeve të reja të punës dhe ekonominë. Ne asnjëherë nuk besuam se kjo do të jetë një fitore e shpejtë (një narrativë konstante e mediave që është krejtësisht e gabuar dhe pa asnjë fakt)”, ka shkruar ai në cicërimën e tij ku ka ripostuar deklaratën e gazetarit bashkangjitur me shkrimin e tij.

admin: