Vendime të reja për masat ndaj Covid-19

Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19.

Në mbledhjen e sotme nuk është përmendur që do të lejohen dasmat, ndonëse ishte paralajmëruar që me 1 korrik do të nisin, transmeton Indeksonline

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Ndryshe, mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të duhej të lejohej mbajtja e dasmave aktualisht në Kosovë. Ai theksoi se me rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19 në vend, kjo çështje as nuk do të duhej të diskutohej.

“Mendimi im personal dhe profesional është që me këto numra s’ka çka diskutohet për dasma”, tha Raka.

The post Vendime të reja për masat ndaj Covid-19 appeared first on Korrespodenti.

admin: