Ja kur do të ndërrohet ora!

Ja kur do të ndërrohet ora!

Akrepat e orës, përsëri do të kthehen një orë mbrapa.

Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe se dielës, fillon periudha kur ndryshohet ora, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

E siç ka ndodhë çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundoj ora vetrore, e akrepat do të kthehen për 60 minuta mbrapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit, shkruan 02Press.com.

Kështu, të dielën, më 25 tetor, në ora 03:00 akrepat do të kthehen 1 orë pas duke mundësuar atë ditë që të flihet një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në kontinentin evropian u vendos si ligj në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

The post Ja kur do të ndërrohet ora! appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *