Kushtet e rënda ekonomike e detyrojnë profesor-doktorin të ikë nga Kosova bashkë me familje

Doktoratura në Shkencat Politike nuk i hyri në punë profesorit Avdi Smajlaj. Ai së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij është detyruar që ta lë Kosovën, pasi që nuk mund t’i siguronte kushte optimale për jetesë.

Në një reagim në profilin e tij, ai pas mbërritjes në Gjermani, ka shprehur mërzinë e tij për faktin që është detyruar ta braktis Kosovën.

Smajlaj thotë se fjala e urtë ‘guri peshon më rëndë në vendin e vet’, nuk qëndron, pasi në Gjermani thotë se po ndjehet sikur peshon 300 kilogram, shkruan Gazeta Express.

“I rëndë qenka kurbeti

Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg! Guri qenka më i rëndë kur largohet nga vendi i tij, se sa kur është në vendin e vetë! Nuk qëndroka fjala e urtë.

As armiku mos pastë ndonjëherë nevojë të largohet nga vendi i tij/saj!”, ka shkruar ai.

Në pyetjen e një komentuesi se përse ka ikur nga Kosova, ai thotë se ka muaj të tërë pa pagë, dhe ka 5 fëmijë që duhet t’i mbajë.

“…Sa kohë jam pa pagë në Kosovë, gruaja nuk punon, i kemi 5 fëmijë, kam aplikuar në shumë universitete në vende të ndryshme, këtu e mora përgjigjen e parë dhe u nisa. Shumë vështirë me ka ardhë për gruan dhe fëmijet, por po duhet me u përpjekë me mbijetu”, ishte përgjigja e tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *