Çfarë po ndodhë në Rusi, Medvedev dhe gjithë ministrat japin dorëheqjen

Një zhvillim i bujshëm ka ndodhur pak çaste më parë në politikën ruse.

Mediat e huaja raportojnë se kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka dhënë dorëheqjen.

Po ashtu, edhe ministrat e kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqjen, duke bërë që Putin të komandojë ministra të tjerë deri në zgjidhjen e një qeverie të re.

Sipas mediave ruse, vendimi i bujshëm erdhi pas takimit midis Medvedev dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur.

Medvedev njihet si një bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vladimir Putin. Ai ka shërbyer si kryeministër i Rusisë që nga viti 2012.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ai shërbeu si president i Rusisë.

The post Çfarë po ndodhë në Rusi, Medvedev dhe gjithë ministrat japin dorëheqjen appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *