E frikshme: Vushtrria e ndotuar aq sa New Delhi në Indi, qytetarët po helmohen

Loading...

Në qytetet e Kosovës është rikthyer përsëri ajri i pashëndetshëm e helmues, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të matësit “IQ air” qyteti i Vushtrrisë e kap vlerën 174 të ndotjes së ajrit.

Me një kërkim të thjeshtë në këtë aplikacion mund të vërejmë se në kryeqytetin e Indisë, New Delhi ka vlerën e njejtë të ndotjes, 174.

Madje për shkak të smogut e mjegullës është vështirësuar lëvizja e qytetarëve këmbë dhe me makina. Po ashtu kjo gjendje po i helmon edhe qytetarët të cilët po detyrohen të bartin maska në fytyrë.

Vlen të theksohet se ndotja e ajrti ka një lidhje shumë të madhe edhe me rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shumë herë vjen si pasojë e ndotjes së mjedisit.

Sipas ekspertëve, në organizmin e njeriut ndotja e ajrit shkakton shumë probleme, duke nisur nga ato më të voglat, që janë çrregullime të ndryshme imunitare, sëmundje të lëkurës, shikimit, e deri në çrregullime nervore, deri dhe tek ato më të mëdhatë që janë infeksione të mushkërive, duke arritur deri edhe në sëmundje kronike të tyre./IndeksOnline/

The post E frikshme: Vushtrria e ndotuar aq sa New Delhi në Indi, qytetarët po helmohen appeared first on Korrespodenti.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *