Nora dhe Roberti bëjnë pushimet së bashku në Bullgari

Anna

Loading...

Ndarja e papritur e këngëtares Nora Istrefi dhe artistit Robert Berisha pas një lidhje dashurie mbi 13 vjeçare bëri mjaft bujë në mediat rozë.

Ishte Roberti i cili konfirmoi ndarjen nga Nora përmes një postimi në rrjetet sociale.

Së fundmi, duket se ata kanë lënë pas gjithçka, pasi kanë vendosur t’;i kalojnë bashkë disa ditë pushimesh dimërore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Nora dhe Roberti, të cilët kanë postuar disa foto në InstaStory, në malet me borë të Bansko-s në Bullgari.

Arsyeja që ka bërë bashkë ish-çiftin ka qenë vogëlushja e tyre Rene.

Pak ditë më parë, Roberti ishte me vajzën e tij me pushime, ndërsa së fundmi iu është bashkuar edhe Nora.

Siç shihet dhe në fotot e publikuara, vogëlushja Rene duket mjaft e lumtur krah prindërve të saj, teksa shfaqet duke bërë ski.

The post Nora dhe Roberti bëjnë pushimet së bashku në Bullgari appeared first on Korrespodenti.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *