Pas përplasjes ndërmjet Vjosa Osmanit e Agim Veliut flet Surroi: Nuk është hera e parë që “e shkel disiplinën partiake”

Përplasja ndërmjet dy nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliu e Vjosa Osmani për koalicionin me Vetëvendosjen, e ka nxitur reagimin e Flaka Surroit.

Publicistja ka shkruar se nuk është hera e parë që “e shkel disiplinën partiake”, dhe se sipas saj, Osmanit i takon vendimi për koalicion.Reagimi i plotë i Surroit:

Nuk është hera e parë që “e shkel disiplinën partiake”, dhe në këtë rast, si më e votuara, vendimi për koalicionin do të duhej të ishte i Osmanit.Aq më parë që as Mustafa, as Haziri e as Veliu nuk e kanë fituar asnjë votë të vetme kësaj radhe.A thua do të mbledhin mend më në fund?

Në anën tjetër, Agim Veliu e kishte cilësuar se joserioze ofertën e VV-së karshi LDK-së.“Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”, ka shkruar ai.

Madje, sipas tij, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.“Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.

Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”, tha ai.Menjëherë pas kësaj deklarte ka reaguar Vjosa Osmani, duke mbështetur koalicionin me Vetëvendosjen.

Reagimi i potë i saj:

Miqësitë që LDK-ja ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik të vendit tonë: orientim pro-perendimor e euro-atlantik.Para rreth dy vitesh, partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, filluan nismën për shfuqizimin e gjykatës speciale, e cila nga partnerët tanë u quajtë ‘thikë pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimit euro-atlantik’.

Meqë miqtë tanë ndërkombëtarë dhe kërkesat e tyre injoroheshin nga Presidenti i vendit dhe partitë në pushtet, që të gjithë u drejtuan tek zyret e LDK-së. Sërish, ishte pikërisht LDK-ja, vendi ku do të mbrohej shtetësia, miqësitë dhe orientimi pro-perendimor i vendit. Por këtë nuk mund ta bënim vetë. Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje.

Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës.Atë ditë, është rikonfirmuar orientimi pro-perendimor dhe euro-atlantik i vendit tonë. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombetarë.

Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njëjtë me atë që Ambasadori i atëhershëm amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes në prezencë të zyrtarëve të LDK e LVV në v.2017: ÇFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TË KETË MË KOSOVË?Surroi thotë se LDK-së i është prishur peshorja

The post Pas përplasjes ndërmjet Vjosa Osmanit e Agim Veliut flet Surroi: Nuk është hera e parë që “e shkel disiplinën partiake” appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *