Haradinaj lajmërohet nga bjeshkët e Moknës

Ramush Haradinaj vazhdon traditën që të ditët e vikendit t’i kalojë duke ecur nëpër bjeshkët e Kosovës.

Kryeministri në detyrë këtë të diel bashkë me deputetin Bekë Berisha dhe një numër të madh miqsh kanë kaluar katër orë duke ecur nga Istogu deri në Mokna.

“I shoqëruar nga miq të shumtë, këtë të diel, ecje 4-orëshe prej Istogut deri në Mokna, një ndër bjeshkët e bukura të Kosovës. Faleminderit për mikpritjen deputetit Bekë Berisha”., ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social.

Ramush Haradinaj është kryeministër në detyrë që nga korriku i vitit të kaluar kur dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

I shoqëruar nga miq të shumtë, këtë të diel, ecje 4-orëshe prej Istogut deri në Mokna, një ndër bjeshkët e bukura të Kosovës.Falemnderit për mikpritjen deputetit Bekë Berisha.RH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 26 janvier 2020

01/24/2020 19:56

Shefi i stafit të Ramush Haradinajt i reagon Edi Ramës: Me padi po i ndihmon Vuçiqit, do ta humbësh betejën juridike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *