Kampet e sirianëve i zë bora, refugjatët: Nuk jemi në gjendje të rezistojmë

Derisa luftimet vazhdojnë në fortesën e fundit të mbajtur nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë, shumë civilë janë detyruar të ikin dhe të përballen me një jetë të ashpër në kampe të improvizuara të mbuluara me borë.

Më shumë se 140,000 sirianë janë zhvendosur vetëm në tre ditët e fundit nga dhuna që po vazhdon në veri-perëndim të vendit, duke sjellë numrin total të atyre që janë larguar nga ofensiva e vazhdueshme e qeverisë Siriane kundër fortesës së fundit të opozitës në mbi 800,000.

Më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë.

Kriza humanitare në enklavën tashmë të mbingarkuar të opozitës është e komplikuar nga rënia e temperaturave. Njerëzit atje po luftojnë me kushtet e rënda dhe banorët thonë se kanë pak pajisje për të luftuar kundër të ftohtit dhe dëborës së fortë.

“Ne nuk jemi në gjendje t’i rezistojmë kësaj,” tha Umm Muhammed, një banore e kampit Yazibagh.

“Është ftohtë, po bie borë dhe jeta jonë është e tmerrshme. Unë jam një grua e moshuar me fëmijë. Askush nuk po kujdeset për ne.”

Ofensiva qeveritare, e mbështetur nga Rusia, është intensifikuar që nga 1 dhjetori dhe është zgjeruar duke përfshirë provincën të Idlib jugor dhe lindor, si dhe fshatrat jugore dhe perëndimore të Alepos, një zonë ku banojnë rreth katër milion njerëz.

Shumica tashmë janë shpërngulur nga pjesët e tjera të Sirisë për shkak të konfliktit.

The post Kampet e sirianëve i zë bora, refugjatët: Nuk jemi në gjendje të rezistojmë appeared first on Korrespodenti.

admin: