Natyra Kuçi reagon ndaj gjestit të avokatit Tomë Gashit: Tregove që je kreten dhe i pafytyrë

Loading...

Kanë filluar reagimet për gjestin e avokatit Tomë Gashi, i cili ia ka shkelmuar paratë një lypësari në një shesh në Prishtinë.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e ka pyetur Gashin se kush ia pengoi rrugën të kalonte në shesh, duke shtuar se gjesti i tij tregon se ai këtë e ka bërë për shkak që është kreten dhe i pafytyrë.

Postimi i plotë

Kuçi ka potencuar se Gashi është milioner, teksa ka kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin.

Kush ia pengoi Tomë Gashit rrugën?Lypësit janë në atë gjendje të mjerueshme për shkak që ky vend nuk e ka asnjë inciativë të mirëfilltë për t’ju ofruar kushtet e mjaftueshme për mbijetesë.

Ajo që më së paku ju duhet është një milioner si Tom Gashi, pa asnjë arsye tjetër pos për të qenë kreten e i pafytyrë, t’i trajtoj ata si lecka.Kërkoj që institucionet përkatëse të mirren sa më shpejtë me këtë rast dhe Tom Gashi të kërkoj falje publike për këtë sjellje idioteske.

The post Natyra Kuçi reagon ndaj gjestit të avokatit Tomë Gashit: Tregove që je kreten dhe i pafytyrë appeared first on Korrespodenti.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *