Shefja e BE’së në Prishtinë: Taksa duhet të hiqet, reciprocitetin nuk e kemi ende të qartë

Loading...

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se Bashkimi Evropian qysh në fillim kur është vendosur taksa, kanë deklaruar se kjo tarifë duhet hequr.

Apostolova thotë se kjo duhet bërë pasi që është kundër zotimeve të marra përsipër nga Kosova në kuadër të kontratave si: CEFTA, MSA-ja dhe nismave të tjera rajonale, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prej fillimit, ne si BE, presidenti ynë, komisionarët, por edhe një numër kryeqytetesh përmes ambasadorëve të tyre këtu, kanë deklaruar se tarifa duhet hequr. Qeveria paraprake nuk ishte aspak e hapur për ta diskutuar këtë, prandaj dialogu ka mbetur në pritje për një vit e gjysmë”, ka thënë fillimisht ajo në emisionin Argument Plus të RTV21.

Më tej, shefja e zyrës së BE-së ka thënë se për momentin nuk e kanë të qartë reciprocitetin.

“Tash, qeveria e re, madje edhe LDK-LVV në marrëveshjen e tyre deklaruan se dialogu është prioritet dhe se tarifa duhet të hiqet sepse bie ndesh me angazhimet ndërkombëtare të Kosovës. Në të njëjtën kohë, flasin edhe për disa masa të quajtura reciprocitet dhe për të cilat nuk kemi qartësi për momentin”, ka thënë Apostolova.

Teksa ka shtuar se mesazhi i saj për qeverinë dhe kryeministrin, Albin Kurti është që taksa duhet të hiqet.

“Mesazhi im për qeverinë dhe kryeministrin dhe për ata që ndihen përgjegjës për të ardhmen e Kosovës që kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, është se tarifa duhet të hiqet. Shumë ndërkombëtarë e kanë ngritur zërin në lidhje me këtë tarifë dhe tani është momenti që qeveria të ulet dhe të mendohet se si do ta bëjnë këtë”, ka thënë Apostolova.

Kujtojmë se Taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake është vendosur në muajin nëntor të 2018-së nga Qeveria Haradinaj./Gazeta Sinjali/

The post Shefja e BE’së në Prishtinë: Taksa duhet të hiqet, reciprocitetin nuk e kemi ende të qartë appeared first on Korrespodenti.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *