Javë me mot të paqëndrueshëm, moti javor (24.2.2020)

Loading...

Java kemi hyrë do të karakterizohet me mot mjaft të ndryshueshëm por ende do të vazhdojë deficiti i të reshurave atmosferike veçanërisht për Kosovë, edhe pse në mesjavë priten reshje shiu dhe bore por të cilat do të jenë kalimtare. Megjithatë fushat ajrore të lagështa ciklonike me origjinë nga Atlantiku do të bëjnë trysni të vazhdueshme për të depërtuar në drejtim të rajonin tonë.
Sot (e hënë) pritet të kemi mot me vranësira dhe erëra kalimtare nga veriu të cilat do të qetësohen pasdite ose në mbrëmje. Kjo vlen kryesisht për territorin e Republikës së Kosovës, kurse në viset tjera do të ketë më shumë rreze diellore.

Nga e marta erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi me tendencë të fuqizimit gradual. Të mërkurën në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi priten reshje shiu ose rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse në viset tjera përkundër erërave jugore do të mbete kryesisht thatë me ndonjë përjashtim të vogël. Do të ketë shumë intervale kohore me diell por edhe vranësira të herëpashershme dhe do të mbetet ngrohtë.

Të enjtën do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave si pasojë e depërtimit të një sistemi frontal në kuadër të një cikloni të fuqishëm me qendër në Skandinavi. Priten reshje shiu dhe rrebeshe në viset mesdhetare, kurse në viset kontinentale do të ketë edhe reshje bore veçanërisht në viset kodrinore-malore. Erërat do të fryjnë nga veriperëndimi dhe veriu të cilat herë pas here do jenë të fuqishme.

Menjëherë nga e premta do të ketë ngritje të temperaturave dhe erërat do të fillojnë përsëri të fryjnë nga drejtimi i jugut. Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, me erëra jugore dhe vetëm lokalisht me ndonjë rigë shiu.

Vlenë të theksohet se gjatë kësaj jave do të ketë edhe erëra herë pas here të fuqishme. Erërat më të fuqishme priten të mërkurën në perëndim, veri, qendër dhe verilindje të Kosovës ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri në 70 – 75 km/h., por edhe të enjtën me depërtimin e frontit të ftohtë ajror do të ketë erëra (të forta kalimtare) veriore dhe veriperëndimore./Meteoballkan

The post Javë me mot të paqëndrueshëm, moti javor (24.2.2020) appeared first on Korrespodenti.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *