Fillon kërkimi për qytetarin e zhdukur nga Presheva (VIDEO)

Familjarët dhe një grup i qytetarëve i kanë filluar kërkimet në fshatin Muçibabë në pikëkalimin kufitar Gjilan-Preshevë.

Kërkimet po bëhen për Besnik Osmanin, i cili është qytetar i Preshevës.

Ai po konsiderohet i zhdukur që nga data 24 mars.

Rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës gruaja e tij.

Gjatë kërkimeve është gjetur vetura me të cilën po udhëtonte Besniku.

admin: