LAJM I FUNDIT/ 4 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri, shënohen 120 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e sotëm zyrtar për situatën e Covid-19 në vendin tonë, ka lajmëruar se 4 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë bëhet me dije se janë shënuar 120 raste të reja.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri,” njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

The post LAJM I FUNDIT/ 4 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri, shënohen 120 raste të reja appeared first on Korrespodenti.

admin: