Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Për ditën e sotme, më 17 shtator 2020 janë paralajmëruar të zhvillohet kjo ngjarje në Kosovë:

Avokatja Rina Kika do të deklarohet për media pas përfundimit të seancës gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit. (Seanca fillon në ora 9.30, prononcimi te Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 11.00)

Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Salla e Kuvendit të Kosovës, ora 10.00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) mban konferencë me temën “Si dështuan institucionet në shqiptimin e dënimeve plotësuese për veprat penale të korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në fillimin e projektit “Ngritja e pemishtes me pemë të imëta-dredhëza”. (Hoçë e Qytetit, Prizren, ora 10.00)

Agjenda e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi:

-10:00 – Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit me Institutin Albanologjik (Kabineti i Ministres)

-10:30 – Debat n’shilte (Parku i Qytetit Prishtinë)

-12:30 – Takim me kryetarin e Komunës së Klinës (Komuna e Klinës)

-13:00 – Kampi për restaurimin e mozaikut, bashkëpunim ndërmjet MKRS, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. (Dresnik, Klinë)

Agjenda e aktiviteteve me rastin e vendosjes së muzeut të Lëvizshëm në qendër të qytetit pranë Lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë:

09:00 Pritja e nënkryetares së Tiranës nga kryetari i Gjakovës në Kabinetin e kryetarit

10:00 Hapja solemne e aktivitetit nga moderatorja

10:10 Fjalimi i kryetarit të Gjakovës

10:20 Fjalimi i nënkryetares së Tiranës

10:30 Parakalim i kryetarëve në Muzeun e lëvizshëm

10:40 Fjalim nga aktori Jahja Shehu

11:00 Pikë muzikore nga Grupi “Ansambli i këngëve dhe valleve Gjakova”

11:15 Nisja për vizitat inspektuese: Ura e Terezive, Kanioni i Drinit, Ngrohtorja e Re, lumi Krena

Lëvizja FOL mban konferencë për medie rreth zbatimit të vendimeve për luftimin e COVID-19 nga institucionet publike. (FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë, ora 10.30)

Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi (Salla e Kuvendit të Kosovës, ora 11.00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin analitik “Amnistia e krimeve të luftës në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11.00)

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë me temën ‘Situata ekonomike në vend’. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, Prishtinë, ora 11.30)

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17.00) Të nderuar përfaqësues të medieve.

The post Çka do të ndodh sot në Kosovë? appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *