Vajza 14-vjeçare bëhet nënë, lind fëmijën në QKUK

Vajza 14-vjeçare bëhet nënë, lind fëmijën në QKUK

Një vajzë 14-vjeçare nga Mitrovica është bërë nënë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Klinikës së Gjinekologjisë se 14-vjeçarja ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë.

Foshnja e gjinisë femërore me peshë 2700 gramë është sjellë në jetë me lindje normale, nga ekipi kujdestar.

Vitin e kaluar sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë kanë lindur fëmijë katër nëna me moshë nën 14-vjeçare.

The post Vajza 14-vjeçare bëhet nënë, lind fëmijën në QKUK appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *