Çka do të ndodh nesër në Kosovë?

Çka do të ndodh nesër në Kosovë?

Për ditën e nesërme, më 30 shtator 2020 janë paralajmëruar të zhvillohet kjo ngjarje në Kosovë:

10:00Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. Marrin pjesë: Valdete Daka, kryetare e KQZ-së; Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës; Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i Shtetit etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, do të vizitojnë “Prishtina Mall”, me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë nëpër të cilat janë duke kaluar bizneset si rezultat i efekteve që ka dhënë pandemia COVID 19. (Zona Industriale Prishtinë-Lipjan, te Trethi i QMI-së)

10:00Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”. (Prizren)

10:00Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon tryezë me përfaqësuesit e partive politike me temën “Kryerja e obligimeve të partive politike ndaj KQZ-së dhe impakti i pandemisë Covid-19 në këtë proces”. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4)

10:00Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku, mban konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës)

10:00Shënohet “Dita Evropiane e Gjuhëve”, organizuar nga Aleanca Franceze e Prishtinës, PLAY Internacional dhe Eunic Cluster Prishtina, me mbështetjen e Ambasadës Franceze. (Stadiumi i Futbollit “Rilindja” pranë parkut Taukbahçe)

10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon raportin “Indeksi Kosovar i Reziliencës – Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen IV të rregullt për vitin 2020. (Salla mbledhjeve e Kuvendit të Komunës së Prizrenit)

10:30Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren. (Prizren)

11:00Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvillon një vizitë në Komunën e Drenasit. (Komuna e Drenasit)

11:00Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

11:00Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri)

11:30Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe drejtori i OEK-ut, Berat Rukiqi, vizitojnë kompaninë “Ciao Berto”, për t’u informuar rreth vështirësive me të cilat po përballen bizneset shkaku i pandemisë. (Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë)

13:00Drejtori i ATK-së dhe ai i OEK-ut vizitojnë kompaninë “Lesna”, për t’u informuar rreth vështirësive me të cilat po përballen bizneset shkaku i pandemisë. (Rruga “Lidhja e Pejës”, Prishtinë)

13:00Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

13:30Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Merr pjesë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

13:30Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aktivitet afër bankës “Pro Credit Bank”. (Përballë rektoratit të UP-së, Prishtinë)

The post Çka do të ndodh nesër në Kosovë? appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *