Këto janë postet dhe ministritë që PDK do t’ia kërkojë VV’së

Këto janë postet dhe ministritë që PDK do t’ia kërkojë VV’së

Pak më parë kemi raportuar se PDK, VV dhe minoritetet shumë shpejt do të nisin negociatat për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Pas kësaj, PDK dhe VV do të vazhdojnë bisedimet për një koalicion qeverisës, për ndarjen e posteve si dhe dikastereve të ndryshme qeveritare.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se PDK do të kërkojë nga VV, postin e presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Vlen të përmendim faktin se kohën e fundit PDK dhe VV dukshëm janë përafruar, duke përkrahur njër- tjetrën për qëndrime të ndryshme.

Ndërkohë që Qeveria Hoti, dukshëm ka lëkundur “themelet” e saj me performancë jo të mirë, me shkarkimet e fundit, duke bërë emërime të ndryshme, të cilat edhe po vlerësohen të jenë politike./IndeksOnline/

The post Këto janë postet dhe ministritë që PDK do t’ia kërkojë VV’së appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *