Zyrtari i Policisë së Kosovës godet me veturë një fëmijë në Fushë Kosovë

Zyrtari i Policisë së Kosovës godet me veturë një fëmijë në Fushë Kosovë

Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka goditur me veturë një fëmijë sot në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast i është thyer këmba.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Spahiun, por në momentin që e ka marrë vesh se për çfarë rasti është telefonuar, i njëjti e ka ndalur telefonin.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

The post Zyrtari i Policisë së Kosovës godet me veturë një fëmijë në Fushë Kosovë appeared first on Korrespodenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *